Mijëra përdorues të Google janë duke raportuar probleme lidhur me Gmail dhe Google Drive.
Duket se rënia nga funksioni është në nivel global, ku koncentrimi kryesor i problemeve është në Evropë dhe Australi, transmeton portali arbresh.info.
Sipas sajtit DownDetector problemet nisën nga ora 07:24 sipas kohës lokale.
Nga të gjitha problemet e raportuara, shumica (61 përqind) ishin me bashkëngjitjen e sendeve në një email.
Të tjerët po mundoheshin të regjistroheshin (22 përqind) dhe të merrnin mesazhe (15 përqind).
Për Google Drive, problemi kryesor ishte me sinkronizimin e skedarëve, që përbëhej 68 përqind e të gjitha problemeve të raportuara.
Shkaku kryesor i problemeve nuk dihet aktualisht./arbresh.info/
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...