Artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën sot në Ekspozitën e Artit në pikturë dhe skulpturë realizuar nga disa artistë shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit.
Rrahim Llalloshi piktor nga Prishtina, u shpreh i lumtur që është pjesëmarrës në këtë aktivitet, me një pikturë abstrakte duke shpresuar se do vazhdoj ky aktivitet edhe në vitet tjera.
Edhe Idriz Berisha, piktor nga Klina prezantoi punimin e tij të punuar nga pëlhura me ngjyra akrili, duke thënë se ndjen kënaqësi të madhe kur populli e trajton një figurë aq të madhe, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
E pranishme ishte edhe Vjosa Bujari Maliqi e cila prezantoi punimin e saj me tematikë: Kalaja e Skënderbeut.
Nga Zvicrra në Kosovë për këtë organizim kishte ardhur doktoresha, Fatmire Mulliqi.
“Jam Fatmire Mulliqi, jetoj në Basel kam ardhur ekstra për me çmuar figurën e Skënderbeut. Shpresoj shumë që ka me pas pjesëmarrje masive”, ka thënë Mulliqi.
Ndërkaq me veshje kombëtare e portretizim të heroit kombëtar, ishte një mërgimtar, Agim Begaj nga Gjakova i cili jeton në Zvicër,
“Jam Agim Begaj nga komuna e Gjakovës, jetoj në Zvicërr. Kam ardhur të mërkurën, të shtunën isha në përurimin në Gjakovë. Gjithçka po shkon shumë mirë, çdo vit po bëhet më e madhe”, ka thënë Begaj.
Begaj tha se është hera e parë që po merr pjesë në organizimet e bëra në Prishtinë.
Ndërkaq deklaroi se është përcjellës i rregullt i organizimeve atdhetare në Zvicërr./eo
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...