Google ADS

Ganimete Musliu drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj: Ministër jep dorëheqje

12:50 | 24 Qershor 2021
Arbresh.info

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka kërkuar shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Këtë kërkesë ajo e ka bërë pas përgjigjes që ministri ka dhënë në pyetjen e saj për pjesëmarrjen veshur me uniformë të FSK-së, të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani në stërvitjen ushtarake “Europe – Defender 21”.

“Ftoj deputetët e Vetëvendosjes që ta bëjnë, mos të na lënë neve, shkarkimin e ministrit që nuk e di se pse është ministër.  Një përgjigje të tillë nuk do ta prisja nga askush e lëre më nga një ministër i FSK-së”, është shprehur Musliu.

“Bëjeni ju që të mos e bëjmë ne. Kërkoni urgjentisht shkarkimin e këtij ministri që nuk i di kompetencat e veta. Një ministër i tillë e rrezikon imazhin e FSK-së”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme