Google ADS

Federici: Përkrahja juaj ishte e jashtëzakonshme, do ta mbaj mend Kosovën gjatë

11:44 | 15 Tetor 2021
arbresh.info

Komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Franco Federici, i ka dorëzuar detyrën e tij, pasuesit Gjeneralmajorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajári, shkruan arbresh.info.

Në fjalimin e tij lamtumirës Gjeneralmajor Franco Federici para të pranishmëve tha se gjatë gjithë këtij viti u përpoqa ti kryej detyrat me përgjegjësi dhe paanësi maksimale.

“Dua të nis fjalimin tim të fundit duke kujtuar bashkëluftëtarët që kanë rënë në krye të detyrës gjatë shërbimit në Kosovë. Kur mora detyrën ishin pothuajse 11 muaj intensive dhe pandemia covid-19 shtoi shume sfida. Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin tim, ambasador dhe shefa të misioneve diplomatike në Kosovë, përkrahja juaj ishte e jashtëzakonshme. Shpesh qytetarët e rëndomtë na shprehnin mirënjohjen e tyre gjatë vizitave të mia në zonat e përgjegjësisë. Sonte do te kthehem në Itali. Do ta mbaj mend kohën e kaluar në Kosovë gjatë viteve të ardhshme”, tha Federici.

Ndërrimi i tij u bë me nderime të larta ushtarake, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti, Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, Naim Tërnava nga Bashkësia Islame e Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë vendorë e ndërkombëtar.

Kujtojmë që Federic ka shërbyer për një vjetë në këtë pozicionë, nga data 13 Nëntor 2020, ku mori detyrën nga ish Gjeneralmajor Michele Risi. Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e KFOR-it Gjeneralmajor Franco Federici, me rastin e përfundimit të mandatit. E po ashtu edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti falënderoi për kontributin e dhënë gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme