Ekzekutohen 6.5 milionë euro për 15 mijë të vetëpunësuar, Hoti: Javën e ardhshme 12 milionë euro në bujqësi

17:17 | 29 Janar 2021
arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, bëri të ditur se sot janë ekzekutuar 6.5 milionë euro për 15 mijë të vetëpunësuar nga 21 mijë sa janë gjithsej.

Në një konferencë për medie, Hoti paralajmëroi se javën e ardhshme do të bëhet pagesa për subvencionet në bujqësi në vlerë prej 12 milionë euro.

“Presim që të përgatitën kriteret për ndihëm për Gastronominë që është prekur drejtpërdrejt nga virusi”, deklaroi Hoti.

Hoti ka folur edhe për trendin e të hyrave në muajin e parë të këti viti, ku thënë se janë të njëjta me janarin e vitit 2020.

“Trendi i të hyrave në janar të këtij viti është njësoj si ai i të hyrave në vitin 2020. Për ne është e qartë se masat e rimëkëmbjen ekonomike që kemi marrë në vitin 2020 gradualisht po e kalojmë fazën kritike.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme