Rreziku i Kosovës nga Serbia dhe kriminelët serbë, nuk ka kaluar.
Aleksandar Vulin dhe disa nga krerë të inteligjences serbe, bashkë me kryekrimineli Milan Radoiciq, janë duke përgatitur një plan për të sulmuar veriun e Kosovës.
Arbresh.info ka marrë informacione nga burime ndërkombëtare se Aleksandar Vulin me miratimin e presidentit serb, Aleksandar Vuciq dhe strukturave të tjera inteligjente të ushtrisë dhe policisë serbe, në krye me Milan Radoiciq, janë duke organizuar, stërvitur dhe armatosur trupa paramilitarë me qëllimin që gjatë muajit janar të futen në territorin e Kosovës.
Arbresh.info po ashtu, nga burime ndërkombëtare mëson se momentalisht në Serbi janë duke u stërvitur 250-300 trupa, ndër ta ka edhe forca speciale të ushtrisë serbe, kriminelë të rrethit të Radoiçiqit dhe disa mercenarë rusë, të cilët e përbëjnë këtë grup.
Ata janë duke u stërvitur në dy kazerma sekrete në Serbi dhe Radoiçiqi është caktuar prirës i tyre.
Foto arkiv nga trupat e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovë
I gjithë organizatori ndërmjet forcave paramilitare serbe dhe disa forcave speciale ruse, është Vulini.
Ndryshe, Millan Radoiçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës heroi, Afrim Bunjaku.
Pamje të Radoiçiqit dhe grupit terrorist serb gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë
Grupi i armatosur, që dyshohej se përbëhej prej 30 personave, më pas u strehua në manastirin e Banjskës prej nga u përlesh me Policinë e Kosovës.
Në këtë sulm u vranë tre terroristë serbë dhe tre të tjerë u arrestuan dhe gjenden në paraburgim.
Radoiçiq ka një histori të gjatë akuzash për krime, përfshirë vrasje e kërcënime.
Radoiçiq dhe avokativ i tij pas sulmit të 24 shtatorit në veri
Radoiçiq – nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, Listës Serbe – kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Në fillim të muajit dhjetor, Radoiçiq dhe 20 anëtarë të grupit të uniformuar serb, që kryen sulmin terrorist në Banjskë, janë futur në listën e kuqe të Interpolit.
Më 19 tetor Parlamenti Evropian (PE) votojë pro ose kundër një Projekt-Rezolute për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sulmin terrorist në fshatin Banjskë.
Kjo rezolutë e iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE.
Projekt-Rezoluta, e cila ka 29 pika, dënon ashpër “sulmin terrorist” ndaj policëve të Kosovës nga një “bandë e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator dhe rezultoi me vrasjen e një (Afrim Bunjaku) dhe plagosjen e dy policëve të Kosovës.
Të gjithë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë tashmë këtë janë të ftuar të dënojnë gjithashtu këtë sulm. Gjithashtu shprehet keqardhje e thellë për viktimat dhe ngushëllime familjes dhe kolegëve të Afrim Bunjakut. Është vlerësuar bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë EULEX dhe KFOR në përgjigje të sulmit.
“Të gjitha palët kërkohen që të qetësojnë situatën në veri të Kosovës dhe të shmangin çdo retorikë apo veprim që do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve. Gjithashtu kërkohet që të vërtetohen të gjitha faktet për sulmin dhe monitorimi i kujdesshëm i hetimeve nga autoritetet kosovare. BE-së i kërkohet të mbështesë hetimin nga autoritetet e Kosovës, duke përfshirë mbështetjen nga EULEX-i. Autorët përgjegjës për këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë. Autoritetet e Kosovës u kërkohet të zbulojnë të gjitha provat në lidhje me incidentin dhe që institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë EULEX-in, t’i vlerësojnë këto dëshmi. Serbia pritet të bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin dhe që aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë ekstradimin e tyre në Kosovë”, thuhet në Rezolutë.
Kush është Milan Radoiciq?
Milan Radoiçiq ka lindur më 21 shkurt 1978 në Gjakovë. I njohur për publikun në Serbi, por edhe për autoritetet gjyqësore serbe.
Ndaj tij dikur ishte lëshuar një urdhër-arresti për shkak të dyshimit se ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviq, por ai u tërhoq në mars të vitit 2021 pa një shpjegim zyrtar.
Radoiçiq ka qenë i njohur për autoritetet gjyqësore në Serbi që nga ngritja e aktakuzës kundër tij dhe Zvonko Veselinoviq në vitin 2011, duke i akuzuar ata për përvetësim të 32 kamionëve Hippo Alpe Adria Leasing.
Lista Serbe u formua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe është e afërt me Partinë Progresive Serbe, partinë në pushtet në Serbi, lider i së cilës është presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.
Në Kuvendin e Kosovës janë 10 deputetë të Listës Serbe, ndërsa Ministria për Komunitete dhe Kthim drejtohet nga Qeveria e Kosovës. Lista Srpska ka qenë partnere në të gjitha qeveritë e Kosovës që nga themelimi i saj.
Milan Radoiçiq dhe kumbari i tij Zvonko Veselinović ishin gjithashtu mysafirë në festën e ditëlindjes së “Informer”, në qershor 2019, në fshatin Rosići afër Kosjeriqit. Në festën nën çadër, me borikë dhe ka në hell, mori pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
Në dhjetor të vitit 2021, Ministria e Financave e SHBA-së vendosi në listën e sanksioneve Milan Radoiçiqin, Zvonko Veselinoviçin, vëllain e tij Zharkon dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.
Në sqarimin e ministrisë amerikane thuhet se Milan Radoiçiq ishte zëvendës i Zvonko Veselinoviqit dhe gjoja lider i një grupi të organizuar kriminal, kur Veselinoviq doli për një kohë të shkurtër në pension.
Radoiçiq dyshohet se ishte gjithashtu përgjegjës për kontrabandën e armëve në grupin e krimit të organizuar të Veselinoviçit. Radoiçiq nuk i ka bërë publike këto akuza.
Shtohet se grupi kriminal i Veselinoviqit dyshohet se është i përfshirë në një skemë të gjerë të ryshfetit, së bashku me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë tregtinë e paligjshme të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan RSE.
Britania e Madhe gjithashtu vendosi kohët e fundit sanksione kundër tyre. Për Milan Radoiçiqin, britaniku deklaroi se ai përfitonte nga abuzimi me kontratat shtetërore dhe se ai përdori ndikimin e tij për t’i dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të ndërtimit në pronësi të tij. Në shpjegim thuhej se Zvonko Veselinoviq përdorte kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...