EKSKLUZIVE| Portali arbresh.info arrinë të xhirojë një person me një pako që po hynte në zyrat e OVL të UÇK-së, mësohet se bëhet fjalë për dosje të tjera të Gjykatës Speciale

16:01 | 16 Shtator 2020
arbresh.info

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pranuar në zyrat e saj edhe një  pako me dosje nga Gjykata Speciale. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për paralajmërimet e pakos së kaluar se do të dorëzohen edhe 7 mijë pako.

Burimet të portalit arbresh.info brenda OVL të UÇK-së i kanë thënë portalit arbresh.info se sot rreth orës 15:00 kanë arritur edhe disa dosje.

“Këto kanë arritë sot pasdite, nuk dimë edhe nuk mundemi me u prononcu”, bënë të ditur ky burim.

Portali arbresh.info ka arritur të xhirojë një person me një pako, që po hynte në objektin ku gjendet zyra e OVL të UÇK-së.

Është hera e dytë që një person i maskuar dërgon pako në këtë organizatë.

“Jemi në ndjekje të këtij personi”, i kanë thënë portalit arbresh.info burime brenda organizatës.

Bëjmë të ditur se me 7 shtator të këtij viti kishin arritur edhe 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, pati thënë se dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë një njeri me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen. Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, kishte thënë Gucati, duke treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

Një ditë më vonë i ishin konfiskuar ato dosje nga Gjykata Speciale. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme