Google ADS

E mbijetuara në aksidentin në Shtime është në gjendje të rëndë

13:38 | 7 Qershor 2021
arbresh.info

Ibadete Ramadani, e mbijetuara e vetme e familjes Ramadani nga aksidenti tragjik në Shtime është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po vazhdon të trajtohet në QKUK.

“Ishallah pshton. Shumë në rrezik o’”, është shprehur axha i saj Sali Ramadani.

Sot në Shtime është shpallë ditë zie.

Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme