Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e propozim vendimit për aprovimin e kërkesës për ndihmë financiare për kompaninë “Euromaks” Sh.P. K në komunën e Pejës.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kanë pasur kërkesë që kësaj kompanie t’i ndahen 200 mije euro.
Ministri Abelard Tahiri ka thënë se kjo bie ndesh me ligjin.
“Ky vendim bie ndesh me ligjin për ndihmën shtetërore që përveç parimeve rregullon procedurat. Kemi komisionin shtetëror që kjo kompani do të duhej të aplikonte e jo të vije direkt në Qeveri sepse bie ndesh me ligjin. Po ashtu kërkesa e kompanisë është e paqartë sepse thotë ‘ se nga një shkaktar i panjohur është djegur’. Ende nuk kemi ekspertizë të qartë për këtë. Do të duhej të ishte një proces gjyqësor që na obligon si Qeveri t’ia kompensojmë ëktë dëm. Nëse është shkaktar energjia elektrike, atëherë është KEDS-i që jep përgjigje”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë që për shkak të vërejtjeve ti propozojnë MTI-së të rikthejnë në procedura dhe kur të plotësohen kërkesat sipas tij të vije në Qeveri./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2147460015293253/
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%