Detaje të reja rreth vrasjes së Liridona Ademajt, ka treguar vëllai i saj Leonard Ademaj pas përfundimit të seancës gjyqësore.
Ai ka thënë se fillimisht lajmin për vrasjen e motrës së tij e ka marr nga gruaja.
Leonardi tregon se prindërit të tij ishin alivanosur kur kanë kuptuar se Liridona është vrarë, ndërsa shton se ka kërkuar qetësues në Spitalin e Gjakovës.
Tutje, ai thotë në momentin kur ka arritur në QKUK, policia i ka thanë që duhet “me shku në stacionin policor në Dragodan, kur kam arritur aty Naimi ka qenë duke u intervistuar dhe fëmija.”
“Dajë na kan dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët.
Leonardi theksoi se “nuk mundem me imagjinua në çfarë gjendje ka qenë motra ime kur e ka pa burrin tu ik nga vetura me dy fëmijët”.
Ai shtoi se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.
“Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, ka thënë Ademaj./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...