Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një intervistë për “Arbresh.info” ka folur rreth zhvillimeve të fundit nga dialogu Kosovë- Serbi.
Bajçinovci thotë se dialogu me Serbinë tash e më shumë së një dekadë, Kosovën nuk po e lë të vazhdoj në shtet ndërtimin e saj.
Deputeti Bajçinovci, qasjen e kryeministrit Albin Kurti, e sheh krejt ndryshe, ku thotë se qeveritë e kaluara bënin dialog të fragmentuar.
Ai thotë se Kurti tek ndërkombëtarët ka dal si partneri më serioz i Bashkësisë Ndërkombëtare.
Tutje thotë se nuk pret që mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë, pasi që kjo varet edhe nga pala serbe se sa e pranon planin franko-gjerman.
Por, sipas tij ky plan nuk duhet keqpërdorur nga njëra palë ashtu siç e ka thënë kryeministri Kurti.
Deputeti kërkon si shefi i partisë që mos të merret për bazë vetëm njëra pikë, ajo e 10 ku kërkohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe që janë në Kosovë.
Duke përmendur se çka shkruan në këtë plan dhe platformën më serioze Bajçinovci thotë se krejt çka po kërkohet është që të ketë siguresë për implementimin e këtij plani.
Ai mendon që mund të ketë nënshkrim të marrëveshjes finale pasi kryeministri Kurti e ka pranuar, por sipas tij këtë nuk po e pranon Serbia./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...