Avdullah Hoti në ekspoze shprehë ngushëllime familjarëve të minatorëve

11:38 | 3 Qershor 2020
arbresh.info

Kryeministri në ardhje, Avdullah Hoti, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të minatorëve që humbën jetën në Minierën e Artanës një ditë më parë.

“Ngushëllime familjarëve, dhe shërim të shpejtë të prekurve tjerë”, është shprehur Hoti para deputetëve, raporton arbresh.info.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, pas mesnate, kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy minatorëve të Minierës së Artanës.

Operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur disa orë, për shkak të specifikave të punës.

Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës, po mbanë seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme