Autoriteti i Konkurrencës po heton çmimet në tri raste

11:13 | 11 Shtator 2020
arbresh.info

Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës përmes një konference për media ka publikuar hulumtimin për çmimet në tri raste të ndryshme.

Drejtuesi i këtij institucioni, Valon Prestreshi, ka kërkuar nga BQK që të ndërmarr masa, shkruan arbresh.info.

“Ne sot ju kemi ftuar t’ju njoftojmë me tri raste. Bëhet fjalë për tregun e sigurimeve të veturave,  tregun e çimentos dhe nënshkrimin e tenderëve të MSh-së në fillim të pandemisë. Nga analizat e bëra kemi të bëjmë më një treg të rregulluar, por i bëjmë thirrje BQK-së që të marr parasysh dhe të ndërmarr masa”.

Komisionerja, Fatime Haziri, deklaroi se po monitorojnë Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me tenderë.

“AKK ka udhëzuar inspektorët për të ndjekur pista të avancuara për respektim të konkurrencës ku ndërmjarrjet fitojnë dhe konsumatorët nuk humbin asgjë”, deklaroi Haziri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme