Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme iu është përgjigjur akuzave të deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiut.
Osmani ka thënë se administrate e ka menaxhimin teknik të ndërtesës, e se ajo nuk ka marrë asnjë vendim për ndonjë tender.
“Administrata e ka menaxhimin teknik, të ndërtesës, të cështjes së ndërtesës, e kryesia I merr vendimet politike e ëktu si kuvend.Por kur dilet këtu e flitet për shpenzime marramendëse unë dal të ju tregoj këtu si qëndron ky kuvend të paktën këta 10 muaj kur uanë jam duke udhëhequr, ekziston vetëm një vendim që ne e kemi miraturar në Kuvend, ai është lifti për persona të veçanta. Asnjë tender, asnjë shpenzim tjetër ne si kryesi nuk e kemi kërkuar e as nuk e kemi miratuar”, tha Osmani.
Ajo shton se nga kabineti i saj nuk shpenzojnë as veturat zyrtare.
“Ju e shihni që ka minimum 10-15 fish më pak shpenzime të veturave, askush nga kabineti im nuk shpenzon veturë. Do ta shihni në shpenzime zyrtare që kjo legjislaturë thuaja fare nuk ka shpenzu në mëditje. Ne ja kemi kthyer qeverisë diku mbi 1.5 milionë, Ligji i kërkon që nëse tepron buxhet qysh ka tepruar kësaj radhe, që ato t’i kthehen qeverisë”, thotë Osmani./arbresh.info/
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...