Kryetari i Ballit Kombëtar Shqiptar (BKB), Nikoll Perkaj në protestën e organizuar nga kjo parti kundër presionit që sipas tyre po i bëhet shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga Serbia.
Perkaj tha se po i dalin zot vëllezërve shqiptar për të kundërshtuar spastrimin etnik që siç tha ata po e bën Serbia, shkruan Arbresh.info
“Të na dëbojnë nga shtëpitë tona përmes një metode të re që e ka shpikur si të bëhet një spastrim etnik të Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Preshevës na ka mbledhur sot këtu në sheshin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut për tu dalë zot vëllezërve tanë me një ngritje zëri për të kundërshtuar këtë spastrim etnik që po e bën Serbia. Duket se nuk po ka guxim ti përdorë metodat e vjetra ku duke vrarë e duke djegë, përzënë nga shtëpitë tona duke mos kursyer as gra e as fëmijë dhe në trojet tona duke ngritur shtëpitë për fëmijët e vet që këtë metodë e praktikoi edhe në luftën e fundit në Kosovë që i vrau e masakroi me mijëra burra e gra duke mos pyetur as moshën e as gjininë, duke vrarë më shumë se 1300 fëmijë, duke përndjekur mbi 800 mijë vetë në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi dhe duke djegë shtëpitë që të mos kenë ku të kthehen duke i dhunuar mbi 20 mijë gra dhe 1800 të zhdukur që ajo e di mirë se ku gjenden por po i mban si peng.”, tha Perkaj.
Tutje i pari i BKB-së tha se në Kosovën Lindore po bëhet presion administrativ duke i bërë inekzistent shqiptarët e asaj zone.
“Në Kosovën Lindore po përdoret presioni administrativ duke i bërë inekzistent, duke i shlyer adresat e banimit dhe duke i hek të drejtat e pajisjes me kartelat e identifikimit dhe duke i shlyer nga pronësia e pasurisë së patundshme dhe një mori marifetesh që vetëm serbëve i bien ndërmend t’i bëjnë kur jemi ne shqiptarët në pyetje.”, tha ai.
“Pra, këtu po implementim një spastrim etnik në heshtje. Serbia po kërkon të drejtat për serbët që po jetojnë në Kosovë edhe pse kanë të drejta më shumë se edhe ne vetë shqiptarët kurse shqiptarëve në trojet e veta që kanë mbetur në Serbi nuk i jep asnjë të drejtë, vetëm të drejtën të dëbimit nga shtëpitë e veta.”, shtoi ai.
Ndër të tjera ai i bëri thirrje Serbisë që shqiptarëve për dalje nga Mesjeta në Preshevë, Medvegjë, Bujanovc dhe Sanxhak të iu njihet e drejta e vetë që iu garanton e Konventa Ndërkombëtare e te Drejtave të Njeriut.
“Ne sot këtu kemi dalë njëzëri fuqishëm të themi Serbisë që popullata shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanovc dhe Sanxhak të iu njihet e drejta e vetë që iu garanton e Konventa Ndërkombëtare e te Drejtave të Njeriut. Ne sot jemi bashkuar këtu që t’i bëjmë thirrje Serbisë që të vijë nga Mesjeta në shekullin 21, në shekullin ku ne jetojmë dhe ta pranojnë realitetin që Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur dhe sovran, është shtet që jeton me realitetin dhe ec me realitetin.”, tha Perkaj.
“Prandaj i bëj thirrje që t’i lënë shqiptarët rehat se mundet me ndodh që ti përgjigjemi edhe njëherë si në vitin 99”. /Arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...