Google ADS

Hoxha: I jemi përgjigjur ASH-së një muaj më parë, jemi të gatshëm për ndarjen e listave

14:04 | 4 Shkurt 2020
V. S.

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa e ka quajtur ofertë jo serioze ofertën prej 48 orëve nga ana e Aleancës për Shqiptarët. Hoxha tha se  oferta e Selës është ultimatum. Ai përsëriti se Besa është për bashkëpunim dhe për takim. Ai pohoi se Besa, ASH-së i janë përgjigjur një muaj më parë.

U shpreh i gatshëm edhe për ndarjen e listave.  Pohoi se janë të gatshëm që ndarjen ta bëjnë mbi bazë të partneritetit të tre partive po edhe ndarje mbi bazë të një ankete e cila do të zhvillohet nga një kompani serioze, për të cilin do vendosin partitë. E përsëriti faktin se është e nevojshme për takim tre palësh./TV21/

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/160513315380647/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme