Google ADS

30 minuta pauzë në konferencën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

14:21 | 24 Mars 2021
L G

Konferenca ndaj ish-krerëve të UÇK-së,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, u ndërpre përkohësisht, me vendim të gjykatësit Nicolas Guillou, i cili tha se po marrin një pauzë 30-minutshe.

Pas kthimit nga pauza, gjykatësi ka paralajmëruar se do të japë disa urdhra gojorë për palët në proces.

Mbrojtësi i Thaçit, avokati David Hooper, kërkoi nga organi i akuzës disa materiale të cilat i ishin paraqitur klientit të tij gjatë intervistimit në korrik të vitit të kaluar.

Avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që Prokuroria t’ua japë të gjitha incizimet audio dhe video të intervistave të dëshmitarëve.

Avokati i Thaçit në seancë i ka përmendur edhe bombardimet e NATO-s për t’i dhënë fund agresionit të Serbisë mbi Kosovën.

Prokuroria ka thënë se në shtator planifikon ta dorëzojë dosjen paraprake në këtë rast, gjë që është kundërshtuar nga avokatët./arbresh.info/

Të ngjashme