U bënë bashkë për të nderuar të zhdukurit, por protokolli nuk u respektua deri në fund.
Fjalimet e tyre i përfunduan, e më këtë edhe detyrën për të bërë nderime tek memoriali për të pagjeturit me rastin e 27 prillit.
Por tre liderët, Albin Kurti, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca, duket se nuk ju qoi peshë fjalimi i përfaqësuesit të familjarëve të të pagjeturve, Bajram Qerkinit, raporton arbresh.info.
Më të përfunduar deklarata e tyre ata u larguan në heshtje deri sa prapa lanë fytyrat e familjarëve.
E nga këtu, por jo më pranin e tyre, mediave ju drejtua Bajram Qerkini.
Me mllef ai foli për atë që nuk u bë tash e 22 vite.
“Ju falënderoj të gjithëve e më shumë për familjarët që akoma kanë një ankth që më shumë se 21 vite. Nuk është bërë shumë për personat e zhdukur. Kërkesë familjarëve është tu kthehen të dashurit e tyre që u kanë mbetur në kanta te bërllogut. Qeveria e re duhet të bëjë më shume jo vetëm në zbardhjen e të pagjeturve por edhe të kujdeset për pasardhësit e këtyre familjarëve, pra duhet t’i hap sytë më shumë”, tha ai.
Injorim për përfaqësuesit e familjarëve, tre krerët e shtetit patën edhe në momentin kur vendosen lule para memorialit.
E ndonëse ishin bashkuar për një qellim e për nder të të pagjeturve, Kurti, Osmani e Konjufca, ndonëse ishin të bashkuar, ata përçuan mesazhin e ndarjes në rastin familjarëve të të pagjeturve./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...