Largimi pas pushtimit i qytetarëve Afganistan po vazhdon.
E pasi që një aeroplan është ngritur për tu larguar nga Afganistani i cili mbarte qindra pasagjer, dyshohet se dy persona kanë ra nga aeroplani.
Në pamjet e publikuar shihet momentin kur ata bien nga aeroplani përderisa ai është në ngritje.
Kujtojmë se në kuadër të marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.
Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.
Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në muajin e fundit.
Po ashtu talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul dhe teksa filluan të marrin nën kontroll lagjet periferike ata bënë thirrje për të marrë në dorëzim në mënyrë paqësore qeverinë dhe kryeqytetin./arbresh.info/
Two persons fell from plane after hanging on landing gear near Kabul airport. My prayers are with Kabul. #KabulHasFallen #Kabul #KabulFalls #kabulairport #USAabandonedAfghanistan pic.twitter.com/pOW1Js7gHI
— Mehran (@Mehrantweets_) August 16, 2021
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij