Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropianë për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova është palë e barabartë në dialogun me Serbinë.
Lajçak, ju ka kujtuar edhe njëherë dyja palëve se kanë dhënë disa zotime për të cilat duhet t’i përmbushin, raporton arbresh.info
“Çështjet që kanë të bëjnë me Asociacionin, është vazhdimisht e pranishme në diskutimet tona. Po ju jap këndvështrimin tim, Kosova është palë e barabartë në dialog, Kosova ka 50 për qind të të drejtës së fjalës që nënkupton se asgjë nuk i imponohet Kosovës. Dëgjoj shpesh që nuk duam Republikë Serbe në Kosovë, besoj se e kemi bërë të qartë se askush nuk dëshiron Republikë serbe në Kosovë. Po e themi në Prishtinë dhe Beograd, si Kosovë keni bërë shumë zotime, keni zbatuar shumë prej tyre por është një listë që duhet të bëni, Asociacioni është një prej tyre. Nëse duam të përfundojmë ekzistimin e strukturave paralele, nëse duam sundim të ligjit në veri e gjithë kjo mund të bëhet në kuadër të sistemin kushtetues të Kosovës. Mos u frikësoni nga diçka që nuk ekziston”, ka thënë Lajçak./arbresh.info/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...