?LIVE Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës, flasin dëshmitarë

10:31 | 20 Shtator 2021
arbresh.info

?LIVE Vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafës

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni përfundimtar u bë publik më 28 shtator 2020.

Kundër tij janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill 1999.

Deri më tani, si viktima pjesëmarrëse në proces janë pranuar nëntë persona dhe procesi i paraqitjes së kërkesave është i hapur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme