Ekspertët shprehin besimin se Apple për vetëm disa javë do të prezantojë versionin e ri iPhone dhe duket se përdoruesit do të duhet të mësohen edhe me një ndryshim të madh.
Gordon Kelly, bashkëpunëtor i Forbs-it, deklaroi se telefoni i ri nuk do të ketë Touch ID, i cili përdoret qysh nga iPhone 5s në vitin 2013, shkruan Mirror.
“Apple përgatitet për një befasi potenciale për përdoruesit e iPhone 8. Shumica e burimeve të mia besojnë se iPhone 8 nuk do të ketë Touch ID”, ka thënë Kelly.
Sipas tij, një gjë e tillë pritet të ndodhë për shkak të problemeve teknike./Arbresh.info/
Murati: Opozita po ia huq, për 8 muaj mbi 8 mijë ndërmarrje ...
Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shq...
Qeveria thotë se po angazhohet që ta ruaj pozitën në Procesi...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, dyshohet për zbulim...
Hamza diskuton me qytetarët në Gjakovë për të ardhmen e Koso...
Ushtria izraelite vret komandantët e Hezbollahut në Libanin ...