Google ADS

​Apple konfirmon se po punon në zhvillimin e veturave pa shofer

23:00 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook zyrtarisht ka konfirmuar se kjo kompani është duke punuar në zhvillimin e veturave autonome.

Automjetet autonome janë parë si njëra nga mundësitë kryesore të zhvillimit të mëtejmë të zhvillimit të kompanive të teknologjisë, në mesin e të cilave janë Google dhe Uber, të cilat punojnë në softuerin për këtë qëllim.

“Po fokusohemi në sistemet autonome. Ky është thelbi i teknologjisë për të cilën konsiderojmë se është shumë e rëndësishme”, ka thënë Cook.

Ai megjithatë ka refuzuar të përgjigjet direkt në pyetjen nëse Apple dëshiron të konstruktojë automobilin e vet.

“Nuk mund të themi se çfarë do të bëjmë”, ka konkluduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme