Në një eveniment madhështor në New Delhi të Indisë, ish-drejtori i gjigantit Google, Hugo Barra doli në skenë për të prezantuar telefonin e mençur të ndërtuar nga plastika Xiaomi Mi 4i.
Xiaomi ka shpjeguar që shkronja ‘i’ e përdorur për Mi 4i i përket Indisë, pasi që telefoni është inspiruar nga vendi dhe kultura e tij.
Mi 4i ka ekran 5 inç me rezolucion 1080 x 1920 piksela, procesor tetë-bërthamor Snapdragon 615, 2GB RAM, 13 megapiksel kamerë prapa dhe 5 megapiksel kamerë frontale. Xiaomi Mi 4i përdor gjithashtu platformën Android 5.0 Lollipop si dhe vjen me bateri 3120mAh.
Ky telefon do të ofrohet në katër ngjyra ( të zezë, bardhë, kuqe dhe rozë) dhe do të jetë në dispozicion vetëm në Indi./arbresh.info
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...