Google ADS

Zyrtare: Tesla lanson veturën Model X SUV

08:59 | 30 Shtator 2015
Arbresh Info

Krijuesi i veturave elektrike, Tesla ka lansuar sot veturën Model X SUV në Fremont të Kalifornisë.

Duke qenë në dispozicion në tri variante me nga dy opsione për përzgjedhjen e ulëseve, Model X SUV ka një motor që mundëson kalimin e 257 miljeve me një mbushje të plotë, apo 250 milje me shpejtësi të lartë, shkruan arbresh.info.

SUV ka një shpejtësi prej 155 mph dhe shkon nga 0-40 mph për vetëm 4.8 sekonda në gjendjen standarde, ndërsa arrinë një shpejtësi të tillë në gjendjen ‘Ludicorus’ për 3.2 sekonda.

Teska e quan këtë model si “më i sigurti” në SUV derisa testimet kanë shfaqur që mundësia për lëndim në një aksident është vetëm 5%. Kompania së pari do dërgojë veturat tek personat që bëjnë para-porosi derisa çmimi do jetë rreth 100.000 dollarë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme