Samsung do të prezantojë zyrtarisht Galaxy Note 7 më 2 gusht në eventin “Samsung Unpacked”.
Arbresh.info do të përcjell drejtpërsëdrejti eventin, i cili transmetohet direkt në uebfaqen e kompanisë. Samsung gjithashtu la lëshuar një komunikatë për shtyp në lidhje me Note 7 dhe arsyejen pse kompania ka vendosur të kaloj Note 6 krejtësisht.
“Së pari, Galaxy Note 7 do të plotësojë Galaxy S7 dhe S7 Edge, si dhe do të unifikojë portofolin e produkteve tona. Së dyti, Galaxy Note 7 do të minimizojë konfuzionin rreth teknologjisë së fundit mobile nga Samsung dhe do të ofrojë harmonizim të plotë me telefonat e mençur Galaxy S”, shkruan gjiganti në komunikatën e lëshuar.
Thashethemet pretendojnë që pajisja do të ketë ekran 5.8 inç të lakuar në të dy anët, ashtu si Galaxy S7, transmeton portali arbresh.info. Telefoni thuhet se do të ketë 64GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, 6GB RAM, 12MP kamerë prapa dhe 5 megapiksel kamerë frontale. Prapa pajisjes do të jetë një bateri me 4.000 mAh ose 3.600 mAh./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA