Pas një numri të madh thashethemesh, Samsung Galaxy J7 (2016) dhe Galaxy J5 (2016) janë zyrtarizuar më në fund. Të dy pajisjet janë tani të listuar në uebfaqen kineze të kompanisë së Koresë Jugore.
Galaxy J7 i ri, i cili është më i fuqishëm se J5, ka procesor tetë bërthamor 1.6GHz, ekran 5.5 inç HD Super AMOLED, 3G GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave dhe bateri 3.300 mAh, shkruan portali arbresh.info.
Galaxy J7 ka kamerë prapa 13 megapiksel, ndërsa ajo frontale është 5 megapiksel. Versioni 2016 i kësaj pajisje ofron gjithashtu rrjet LTE dhe teknologjinë NFC.
Galaxy J5 ka procesor katër bërthamor 1.2GHz, ekran 5.2 inç HD Super AMOLED, 2GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave dhe bateri 3100 mAh. Kamera prapa e këtij modeli është 13 megapiksel, ndërsa ajo frontale 5 megapiksel. Po ashtu, Galaxy J5 (2016) ofron rrjetin LTE dhe teknologjinë NFC.
Derisa çmimi i të dy pajisjeve nuk është zbuluar ende, aktualisht nuk ekziston gjithashtu asnjë informatë nëse të dy telefonat e ri të kompanisë Samsung do të jenë në dispozicion edhe jashtë Kinës./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...