Oppo sot ka zbuluar një telefon të ri me Android nga seria e saj Neo, që përfshinë edhe pajisjet si Neo 5 dhe Neo 5s. I quajtur Neo 7, pajisja përdorë platformë Color OS 2.1 të bazuar në Android Lollipop.
Oppo Neo 7 ka ekran 5 inç me një rezolucion vërtetë të vogël prej vetëm 540 x 960 piksela dhe procesor 1.2 GHz katër-bërthamor Qualcomm Snapdragon 410, shkruan arbresh.info. Këto detaje tashmë të zbuluara tregojnë që pajisja do të jetë e përballueshme kur të debutohet në treg, ndonëse çmimi ende nuk është zbuluar.
Telefoni i ri nga Oppo posedon gjithashtu rrjetin LTE, dy vrima për SIM kartela, 1GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, kamerë frontale 5 megapiksel, kamerë prapa 8 megapiksel dhe bateri 2420 mAh.
Në uebfaqen zyrtare kompania ka përmendur faktin që ekziston një version për SHBA së bashku me versionin ndërkombëtar dhe atë indian./arbresh.info
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi