Oppo ka zbuluar anëtarin e fundit të familjes R7 gjatë konferencës GITEZ në Dubai. I quajtur R7s, fableta e ndërtuar nga metali ka 4GB RAM dhe ekran AMOLED 5.5 inç me 1080p që është i mbuluar me një xham 2.5D.
Oppo R7s ka procesor Qualcomm Snapdragon 615, 32GB memorie të integruar dhe vrimë për kartë microSD, shkruan arbresh.info. Kamera kryesore 13 megapiksel dhe ajo frontale 8 megapiksel janë gjithashtu pjesë e këtij telefoni. Po ashtu, R7s ka platformë Android 5.1 Lollipop me ColorOS 2.1, bateri 3.070mAh që mbështet VOOC Flash Charge si dhe peshon 155 gram.
Oppo R7s do debutoj në Australi dhe në një numër dyqanesh në Azi brenda muajit të ardhshëm, ndërsa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do marrin këtë telefon gjatë muajit dhjetor./arbresh.info
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...