LG ka prezantuar zyrtarisht telefonin e rangut të lartë V10 me ekran dytësor dhe dy kamera frontale. Fableta e fundit e kompanisë koreane do jetë pjesë e rafteve në Kore këtë muaj me gjithsej pesë ngjyra të ndryshme.
Ashtu siç tregojnë edhe informatat e lëshuara nga kompania, LG V10 ka një ekran dytësor mbi ekranin 5.7 inç QHD që ka rezolucion 1040 x 160, transmeton arbresh.info. LG V10 posedon edhe dy kamera frontale me nga 5 megpaiksel, njëra ofron objektiv me kënd standard, ndërsa tjetra ofron një kënd të gjerë që është i posaçëm për foto ‘selfie’ në grupe.
Fableta posedon procesor Qualcomm Snapdragon 808 SoC, 4GB RAM, 64GB hapësirë për integrimin e të thënave dhe vrimë për kartë microSD. Një sensor për njohjen e shenjave të gishtave në butonin për ndezje, Hi-Fi DAC, suita e plotë konektuese, dhe një bateri 3.000 mAh me mundësi për largim janë gjithashtu pjesë e bordit të fabletës që përdorë platformë Android 5.1.1 Lollipop.
Kamera kryesore e telefonit të mençur është 16 megapiksel me objektiv f/1.8 si dhe laser për fokusim automatik nga LG G4./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=ELD_6aeHGKQ
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend