Google ADS

Zyrtare: Lenovo lanson fabletën A7000 Plus

08:37 | 14 Shtator 2015
Arbresh Info

Lenovo ka prezantuat fabletën A7000 Plus në Filipine. Pajisja do të jetë në dispozicion për porosi në këtë vend më 15 shtator për 171 dollarë.

Ashtu siç tregon edhe emri, A7000 Plus është një version i përditësuar i Lenovo A70000 që debutojë në muajin prill të këtij viti, shkruan arbresh.info. Sidoqoftë, fableta e re ka ekran 5.5 inç 1080p, kamerë 13 megapiksel, 16GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, dhe bateri 3.000 mAh. Ndryshe nga fableta e re, Lenovo A70000 kishte 8 megapiksel kamerë, 8GB hapësirë për akumulimin e të dhënave dhe 2.900 mAh bateri.

Lenovo A7000 Plus ka procesor tetë-bërthamor 64-bit MediaTek MTK MT 6752, 2GB RAM, lidhje 4G LTE dhe platformë Android Lollipop./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme