Google ADS

Zyrtare: Honor 6X lansohet më 18 tetor

13:33 | 10 Tetor 2016
Arbresh Info

Pas shumë raporteve dhe një numri të madh thashethemesh brenda muajit të kaluar, Huawei tani zyrtarisht ka konfirmuar se do të lansojë telefonin e mençur Honor 6X më 18 tetor.

Telefoni pritet të ketë ekran 5.5 inç 1080p, procesor Qualcomm Snapdragon 625, 2 ose 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, shkruan portali arbresh.info. Po ashtu, 6X pritet të ketë skaner për njohjen e shenjave të gishtave, portin USB Tybe-C dhe dy hapësira për SIM kartela.

Kompania ka konfirmuar gjithçka me dërgimin e ftesave për të marrë pjesë në eventin e lansimit që mbahet në Kinë./arbresh.info

Ftesat e dërguara nga kompania Huawei
Ftesat e dërguara nga kompania Huawei

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme