Themeluesi i “Facebook-ut”, Mark Zuckerberg përmes një postimi në këtë rrjet social ka njoftuar se më shumë se 2.2 miliardë njerëz përdorin Facebook-un çdo muaj dhe më shumë se 1.4 miliardë njerëz e përdorin atë çdo ditë.
Përkundër sfidave të mëdha që kanë pasur kohëve të fundit, kjo nuk ka ndikuar në përdorimin e këtij rrejti social nga qytetarët e shumtë në botë, transmeton Indeksonline.
“Ne sapo publikuam edhe rezultatet tona tremujore dhe përditësimin e komunitetit. Përkundër sfidave të mëdha, komuniteti ynë po vazhdon të rritet. Më shumë se 2.2 miliardë njerëz përdorin Facebook çdo muaj dhe më shumë se 1.4 miliardë njerëz e përdorin atë çdo ditë. Fokusi ynë në vitin 2018 është t’i mbajmë njerëzit të sigurt dhe të vazhdojmë të ndërtojmë përvojat që njerëzit presin prej nesh. Ne po angazhohemi që të marrim përgjegjësi më të madhe- jo vetëm t’u japim njerëzve gjëra të reja, por të sigurohemi që këto mjete të përdoren për mirë. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të ofrojmë shërbime të reja që i sjellin njerëzit në mënyra kuptimplote. Kjo është ajo që e bën Facebook-un aq të rëndësishëm për kaq shumë njerëz, dhe kjo është përgjegjësia jonë gjithashtu. Javën e ardhshme është F8 dhe unë shpresoj të ndaj më shumë nga ajo që po punojmë. Faleminderit të gjithëve për të qenë në këtë udhëtim me ne”, ka shkruar Zuckerberg.
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...