Google ADS

Zuckerberg i bën thirrje Trumpit të mbrojë ‘ëndërrimtarët’ nga reformat e imigracionit

15:01 | 1 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Themeluesi i kompanisë Facebook dhe drejtuesit tjerë të teknologjisë i kanë bërë thirrje Presidentit Donald Trump për të ruajtur të drejtat e ‘ëndërrimtarëve’ nga reformat e reja mbi imigracionin.

Nisur më shumë se pesë vjet më parë nga administrata e Obamës, programi parashikonte lehtësime për emigrantët që nuk ishin të paisur me dokumentat përkatës, ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se disa avokatë të shtetit planifikojnë një plan të përgjithshëm për të sfiduar politikën në gjykatë nëse Trump nuk e anulon këtë plan deri të martën, transmeton portali arbresh.info

Në një letër të hapur, drejtuesit e shumë kompanive kanë nxitur Trumpin që të mbajë në fuqi vendimin e administratës së Obamës, ndërsa kanë theksuar se në rast të një anulimi, ekonomia e SHBA-ve do të humbasë qindra miliarda dollarë.

Rreth 800,000 njerëz mund të goditen nga eliminimi i programit.

“Ekonomia jonë do të të humbiste 460.30 miliardë dollarë nga produkti i brendshëm komëbtar dhe 24.6 miliardë dollarë nga kontributet tatimore të Sigurime Shoqërore dhe Mjeksore”, thuhet në letrën e shkruar nga Zuckerberg.

Përveç Zuckerberg, letra që iu drejtua Trumpit u nënshkrua edhe Jeff Bezos, themelues i Amazonit, Sundar Pichai i Google, Satya Nadella i Microsoft dhe shumë liderë të tjerë të biznesit.

“Unë jam me ëndërrimtarët…me të rinjtë që u sollën në vendin tonë nga prindërit e tyre”, shkroi Zuckerberg.

“Ne kemi nevojë që qeveria të mbrojë ëndërrimtarët”, vazhdoi ai. “Këta të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe ekonomisë tonë”.

Pothujase tre të katërtat e kompanive më të mëdha, diku rreth 500 kompani të mëdha, kanë në mesin e tyre punonjës emigrantë që nuk janë të paisur me dokumentat përkatëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme