Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, paraqiti vizionin e tij për shoqërinë e vitit 2030, ku do të mbizotërojë realiteti i shtuar, një revolucion në shkëmbime sipas tij, për të cilin rrjeti social do të kontribuojë në masë.
“Këtë dhjetëvjeçar do të përqendrohem në planin afatgjatë. Në vend që t’i vija vetes sfida njëvjeçare, u përpoqa të mendoj se çfarë shpresoj që bota dhe jeta ime të duken në vitin 2030, për t’u siguruar që t’ia kushtoj tërë vëmendjen time kësaj sfide”, shkroi Zuckerberg në Facebook.
Për themeluesin e Facebook-ut, deri në fund të dekadës, njerëzit do të kenë braktisur celularin në favor të syzeve të realitetit të shtuar dhe do të përdorin kryesisht realitetin virtual.
“Ne do të kemi teknologjinë për t’u ndjerë plotësisht në prani të një personi tjetër, pavarësisht se ku ndodhet ai apo ajo dhe hulumtimet shkencore dp të na ndihmojnë të shërojmë e parandalojmë sëmundje, për të zgjatur me 2,5 vite pritshmërinë tonë të jetës”, shtoi ai.
Sipas tij, ngritja në fuqi e realitetit virtual do të ndryshojë natyrën e rrjetit social. Nëse deri tani interneti u ka mundësuar miliarda njerëzve që të lidhen kur dhe ku dëshirojnë, rrjeti social i së ardhmes do të përqendrohet në ndërveprimet private dhe do të na ndihmojë të ndërtojmë ato bashkësi të vogla për të cilat kemi të gjithë nevojë në jetë.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...