Për atë që është duke u quajtur “Pre5G”, ZTE ka thënë se ka bërë një zbulim madhështor me teknologjinë MUSA, që trefishon kapacitetin për mbingarkesë të rrjetit pa tela.
Hulumtimi është ende në zhvillim e sipër, por algoritmi MUSA ka sjellur një përmirësim dukshëm më të madh tek mbingarkesa e rrjetit, që duket të jetë vendimtare për t’u përdorur në epokën “Internet of Things”.
ZTE e quan këtë zhvillim “Pre5G” pasi që standardi i rrjetit 5G, i cili pritet të sjell një shpejtësi të “çmendur”, nuk është përcaktuar ende, transmeton arbresh.info.
Përveç që njihet si kompania më e madhe për telefona në SHBA, ZTE është gjithashtu edhe telekomi më i madh në mbarë botën duke qenë në konkurrencë me Nokia, Ericsson dhe Huawei, të cilat gjithashtu janë duke kontribuar në zhvillimin e teknologjisë 5G./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...