Ora inteligjente ZenWatch është një nga orat më tërheqëse nga Android të hedhura në treg deri në këtë moment.
ZenWatch lidhet me një telefon inteligjent Android nëpërmjet Bluetooth. Përdoruesit e prekin ekranin për të ndërvepruar, i flasin orës për të shkruar tekste dhe për të kryer kërkime në Google si dhe marrin lajmërime të caktuara me anën e vibrimeve. Të gjitha këto funksionalitete punojnë në mënyrë të përkryer tek ZenWatch.
Kjo orë inteligjente ka të pajisur në të një sensor i cili mat rrahjet e zemrës, por në vend që të jetë një sensor optik ai funksionon në mënyrë tjetër. Dy gishtat e dorës është e nevojshme të vendosen në kornizën metalike të orës dhe duhet të përmbushet një qark në mënyrë që të matet pulsi i personit i cili po e mban në dorë orën.
Një aplikacion ZenWatch Manager ndihmon të rregullojë pamjet e orës si dhe ofron mundësi të gjejë orën, të bëjë mute telefonin, si dhe të vendosë një alarm i cili aktivizohet në momentin që telefoni dhe ora janë të ndara.
Një nga karakteristikat më të rëndësishme të kësaj ore është shkyçja automatike, e cila e thënë në mënyrë më të thjeshtë është fakti që gjatë kohës kur ora është e lidhur telefoni është i shkyçur. Kjo karakteristikë u shtua në versionin më të fundit të Android 5 Lollipop , por edhe për telefonat inteligjentë ende të mbetur në Kitkat ose me sistem operativ më të hershëm është një karakteristikë mjaft e rëndësishme. Përsa i përket aplikacionit të fitnesit Asus Wellness ai nuk mund të fshihet./arbresh.info/
Ora ZenWatch zgjat mesatarisht deri në dy ditë por në raste të tjera zgjat edhe një ditë e gjysëm. Të gjitha orët inteligjente Android zgjasin një ditë e gjysëm pas një karikimi të plotë, me përjashtim të Sony Smartwatch 3 e cila zgjat për tre ditë.
Ora inteligjente nga Asus ZenWatch kushton £200, duke e konsideruar atë si një nga orët më të shtrenjta Android, me një kosto njësoj sa Motorola Moto 360, por është vetëm £25 më e lirë se LG G Watch R dhe £10 më e shtrenjtë nga Sony Smartwatch 3.
Mbetet të shikohet impakti dhe suksesi i kësaj ore inteligjente tek klientët në ditët në vazhdim./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...