Sa herë që vizitoni internetin, gjithçka që keni klikuar, lexuar ose bërë është regjistruar diku.
A keni dashur ndonjëherë të dini se çfarë di për ju Google?
Të dhënat tuaja trajtohen si një mall nga gjigantët e teknologjisë këto ditë – gjithçka që është falas, ju në përgjithësi e paguani me informacione për veten tuaj.
Më i madhi nga më të mëdhenjtë, Google, ka një platformë ideale për mbledhjen e të dhënave për ata që e përdorin atë dhe ja se si të zbuloni se çfarë dinë ata për ju.
Së pari, le të shohim se çfarë mbledh Google për përdoruesit e tij.
Këto përfshijnë: kërkimin, vendndodhjen, pajisjen, të dhënat e përdorimit, të dhënat e mesazheve, emailin, kërkimin zanor, historikun e YouTube dhe, së fundi, të dhënat e ndërveprimit me reklamat.
Për të zbuluar se çfarë të dhëna ka për ju Google, domethënë çfarë di për ju dhe zakonet tuaja, ndiqni këto hapa: Hyni në Gmail ose Google, më pas shkoni lart djathtas, më pas zgjidhni “Aplikacionet” -> “Llogaria” .
Nga atje, gjeni “Privacy & Personalization”, pastaj “Menaxho të dhënat dhe privatësinë tuaj”. Atje gjeni “Cilësimet e reklamave” dhe më pas “Personalizimi i reklamave”. Këtu do të shihni gjithçka që Google di për kërkimet tuaja, të dhënat e Gmail dhe historikun e YouTube.
Në mënyrë të ngjashme, mund të shihni gjithashtu nëse është aktivizuar gjurmimi i historikut të vendndodhjes (“Llogaria” -> “Menaxhoni të dhënat dhe privatësinë tuaj” -> “Historia e vendndodhjes”), si dhe të çaktivizoni gjurmimin e aktiviteteve tuaja në internet (“Llogaria” -> ” Menaxhoni të dhënat dhe privatësinë tuaj” -> “Aktiviteti i uebit dhe i aplikacioneve”). /Telegrafi/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin