Nuk është e vështirë të kesh akses në lajme sot, interneti dhe ndërthurja e mediave sociale me ngjarje të rëndësishme mbarëbotërore e ka bërë pothuajse të pamundur të jetosh nën një shkëmb.
Por gjetja e një burimi të besueshëm me një ndalesë për t’u përfshirë me lajmet mund të jetë disi një sfidë.
Madje jo vetëm për marrjen e lajmeve, por në një botë si kjo e sotmja ku teknologjia është e përhapur kudo në jetët tona, aplikacionet e ndryshme sociale ndër të tjera, na ndihmojnë të argëtohemi, të ndërveprojmë, të komunikojmë me njëri-tjetrin e shumë të tjera.
Në sondazhin e fundit të TAR, shqiptarët janë pyetur se cilat nga aplikacionet përdorin më shumë ata dhe përgjigjet ishin si më poshtë.
Instagram 57%
YouTube 19%
TikTok 14%
Web browser 8%
Mail & Calendar 3%
Epo duket se postimi i fotove e vidove të bukura, e gjithçkaje që ofron Instagram është në qendër të vëmendjes së përdoruesve sot në Shqipëri, teksa shikimi i videove të ndryshme në YouTube zë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të ditës së tyre. TikTok, mjaft i ngjashëm me YouTube është shumë pranë në vendin e tretë, teksa çdo informacion në web është në vendin e parafundit. Mail & Calendar duket se është më pak i përdoruri nga shqiptarët teksa zë vetëm 3% të tyre./Top Albania Radio
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...