Zbulohet pamja e Samsung Galaxy S8 (Foto)

12:35 | 5 Janar 2017
Arbresh Info

Është përfolur shumë, por nuk është parë asgjë nga Samsung Galaxy S8.

Sidoqoftë, fotoja e parë e mundshme e telefonit të ardhshëm të gjigantit korean zbulon të gjitha detajet, pra telefoni nuk posedon butonin’ Home’, kornizat janë tepër të holla dhe ekrani është i lakuar, shkruan portali arbresh.info.

Ka dyshime rreth autenticitetit të këtij imazhi, pasi shumë gjëra mund të jenë rregulluar me Photoshop duke u bazuar në Galaxy S7 Edge.

Por, vlen të theksohet se janë shfaqur disa indikacione që Samsung do të ndryshoj në mënyrë radikale gjuhën e dizajnit, pra foto më poshtë është pikërisht ajo se si mund të duket Galaxy S8./arbresh.info

samsung-galaxy-s81

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme