Apple ka prezantuar iPhone 12 Pro Max në ngjarjen e saj sot.
iPhone 12 Pro Max do të vije me një ekran 6.7 inç dhe do të ketë një mbështjellës prej çeliku inox të lëmuar që është i ngjashëm me iPhone 12 dhe iPhone 12 Mini të sapo prezantuar.
Modelet e reja do të vijnë në ngjyrë ari, blu e errët, graphite, dhe e argjendi. Dy telefonat e rinj Pro dhe Pro Max do të vijnë gjithashtu me një vlerësim IP68 për t’i bërë ballë ujit deri në 6 metra për 30 minuta.
iPhone 12 Pro Max do të ketë ekranin Super Retina XDR.
Sa i përket procesorit, diapazoni i ri iPhone 12 Pro do të përdorë të njëjtin procesor tashmë të vendosur në iPad Air të ri, A14 Bionic, të njoftuar në shtator, për të cilin Apple pretendon se është 50 për qind më i shpejtë se çdo procesor tjetër i telefonave inteligjentë aktualisht në tregu.
iPhone 12 Pro do të ketë tre kamera në pjesën e pasme. Një aparat fotografik 12MP telefoto, i gjerë dhe Ultrawide. Do të vijë me një zoom optik telefoto 4x. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...