Zbulohet edhe çmimi i telefonave të ri nga Nokia

08:16 | 12 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Telefonat e parë të mençur që do të lansohen nga Nokia në vitin 2017 thuhet se do të jenë të kategorisë mesatare. Kompania finlandeze pritet të vendos në treg telefonat e rinj me një çmim të volitshëm që të fitoj një pjesë sa më të madhe të përdoruesve.

Bazuar në një raport të ri, telefonat e ardhshëm nga Nokia, që do të kenë sistem operativ Android, do të zbulohen nga HMD Global në muajin shkurt të vitit të ardhshëm në Kongresin Botëror Mobil, shkruan portali arbresh.info.

I njohur aktualisht si Nokia D1C, telefoni i mençur do të lansohet në dy versione të bazuar në sasinë e memories dhe ekranit. Varianti më i shtrenjtë do të ketë çmimin 200 dollarë dhe do të vije me 3GB RAM dhe ekran 5.5 inç 1080p.

Versioni më i lirë thuhet se kushton vetëm 150 dollarë, por do të jetë i pajisur me 2GB RAM dhe ekran 5 inç me rezolucion 1080p. Raportet e mëparshme pretendojnë gjithashtu se modeli më i lirë ka kamerën kryesore 13 megapiksel, ndërsa modeli më i shtrenjtë vjen me kamerë 16 megapiksel.

Të dy versionet e telefonit do të shiten me platformë Android 7.0 Nougat të instaluar paraprakisht./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme