I planifikuar të prezantohet më 21 shkurt, ne tashmë dimë shumë informata rreth telefonave të ardhshëm të gjigantit Samsung, i cili ka qenë pjesë e thashethemeve të panumërta së fundmi duke shpalosur shumë detaje.
Megjithatë, deri tani nuk ka pasur informata se çfarë çmimi do të bartin këta telefona të mençur, shkruan arbresh.info. Sidoqoftë, duket që thashethemet e reja kanë sjellur informata edhe për këtë detaj mjaftë të rëndësishëm.
Bazuar në thashethemet e reja, Galaxy S7 do kushtojë 700 euro, ndërsa S7 Edge kushton 800 euro, transmeton arbresh.info. Është thënë që ky çmim i përket modelit me procesor Exynos, pasi ashtu edhe siç dihet paraprakisht, telefonat e ardhshëm do të jenë në dispozicion në dy procesora të ndryshëm, Snapdragon 820 dhe Exynos 8890 SoC, varësisht nga regjioni. /arbresh.info
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...