Apple është ende pesë muaj larg zbulimit të pasardhësit të iPhone XS dhe iPhone XS Max, por pëshpëritjet nga brenda kompanisë sugjerojnë se dizajni për telefonin e paparashikuar tashmë është finalizuar.
Telefoni i ri pritet të jetë quajtur iPhone 11 dhe me sa duket do të mbajë në masë të madhe dizajnin e njëjtë si dy pajisjet e mëparshme.
Sipas rrjedhjes më të fundit, dimensionet e iPhone 11 janë 143.9 x 71.4 x 7.8mm, ndërsa dimensionet e iPhone 11 Max janë 157.6 x 77.5 x 8.1mm.
Për krahasim, gjenerata e tanishme iPhone XS dhe iPhone XS Max janë 7.7 mm të trasha.
Këto rrjedhje të fundit vijnë nga @OnLeaks i cili ka publikuar pamjet e dizajnit final të iPhone në bashkëpunim me CashKaro.
Dizajnet janë të bazuara tërësisht në modelet CAD, të cilat përdoren gjatë procesit të prodhimit për të përcaktuar dimensionet dhe për të ofruar aksesorë të palëve të treta me dizajnin, përpara datës së lansimit.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...