Për më pak se dy muaj, do të kuptojmë gjithçka rreth Jetta GLI
Prej se u lansua gjeneratat shtatë e Volkswagen Jetta në Detroit Auto Show, është pritur me padurim të shihet se si do të duket versioni sportiv i kësaj makine, transmeton telegrafi.
Më herët është raportuar se GLI do të ketë pjesën e brendshme sikurse Golf GTI, që nënkupton se do ta ketë motorin me 2.0 litra që prodhon 220 kuaj fuqi.
Mendohej se kjo makinë do të prezantohej në panairin e Detroitit që zhvillohet në janar, një vit pasi e prezantoi modelin aktual, por u mësoa se do të shfaqet zyrtarisht në Çikago.
Pasi Autoblog zbuloi datën, zyrtarë nga VW konfirmuan se do të prezantojnë gjeneratën e re të modelit Jetta, në Chicago Auto show, që zhvillohet më nëntë shkurt.
Në konferencën për shtyp që do të zhvillohet disa ditë para këtij panairir, pritet të jepen detajet e parë për Volkswagen Jetta GLI të ri.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...