Derisa ende nuk është i sigurt emri i fundit për gjeneratën e ardhshme të kompanisë Samsung, Galaxy Note, që mund të jetë Note 6 apo Note 7, prezantimi në muajin gusht tashmë është një gjë e ditur.
Në fakt, bazuar në imazhet e lëshuara së fundmi këtë javë, Samsung tashmë ka në plan të mbajë eventin Unpacked më 2 gusht, shkruan portali arbresh.info
Uebfaqja koreane ‘ET News’ raporton që Galaxy Note 6/ Note 7 do të nis prodhimin duke filluar nga muaji i ardhshëm. Samsung ka në plan të prodhojë 5 milionë njësi si pjesë e furnizimit fillestar. 2.5 milionë njësi do të prodhohen më muajin korrik dhe 2.5 milionë njësi tjera do të prodhohen në muajin gusht.
Vitin e kaluar, Samsung fillimisht prodhoi 5 milionë njësi të Galaxy 5 brenda tre muajve, por kompania pritet që gjenerata e ardhshme të ketë shitje edhe më të mira.
Gjenerata e ardhshme e Galaxy Note pritet të ketë ekran 5.8 inç Super AMOLED, procesor Qualcomm Snapdragon 823, 6GB RAM, port USB Type-C, dhe bateri 4000 mAh./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA