I zbuluar dje zyrtarisht si telefoni më i hollë i mençur në historinë e gjigantit Samsung, Galaxy A8 do të jetë në dispozicion duke filluar nga ky muaj në Kinë. Fillimisht, Samsung nuk i caktoi vlerën telefonit Galaxy A8, por duke iu falënderuar uebfaqes ‘CNMO’, ne tani kemi njohuri se sa do të kushtoj telefoni i ri në Kinë.
Samsung ka vendosur të shes telefonin e ri në versionin 16GB për 515 dollarë, derisa versioni me 32GB do kushtoj 564 dollarë, shkruan arbresh.info.
Ndonëse ky është telefoni më i hollë i krijuar nga Samsung ndonjëherë, A8 është shumë i madh. Ky telefon ka ekran 5.7 inç Super AMOLED me 1080 x 1920 piksela, platformë Android 5.1 Lollipop, kamerë prapa 16 megapiksel, kamerë para 5 megapiksel, procesor tetë bërthamor Qualcomm Snapdragon 615, 2GB RAM dhe 3050mAh bateri.
Aktualisht ende nuk ka ndonjë informatë nëse gjiganti Samsung ka në plan të lansoj telefonin Galaxy A8 në mbarë botën, por çmimi i telefonit tashmë është zbuluar për tregun kinez./arbresh.info
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty