Nuk është befasi që dyqani Goolge Play Store të jetë i rrethuar nga një numër i madh i aplikacioneve keqdashëse që mund të marrin vëmendjen e përdoruesve duke i kthyer ata më pas në viktima.
Hulumtuesit e kërcënimeve nga kompania e sigurimeve ESET kanë zbuluar një virus që vjedh të dhënat kredenciale të llogarive në rrjetin social Facebook përmes dy lojërave në Android që janë shkarkuar më shumë se një milionë herë nga përdoruesit e kësaj platforme.
Lojërat si “Cowboy Adventure” dhe ” Jump Chess”, që së bashku kanë mbi një milionë shkarkime, janë larguar nga Google Play Store, shkruan arbresh.info. Megjithatë, para se të largohen nga dyqani i aplikacioneve, lojërat me përmbajtje keqdashëse kanë dëmtuar një numër të madh viktimash si pasoj e vjedhjes së fjalëkalimeve.
Të dy lojërat janë krijuar nga zhvilluesi softuerik, Tinker Studio, dhe që të dyja janë përdorur për të vjedhur informatat kredenciale të përdoruesve.
Hulumtuesi i sigurisë së lart nga Eset, Robert Lipovsky beson që aplikacionet keqdashëse nuk janë si pasojë e ndonjë gabimi, por janë zhvilluar nga një mendje kriminale./arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...