Ashtu siç tashmë dihet, Samsung është duke punuar në serinë e re “C” të telefonave të mençur. SM-C5000 ishte zbuluar në Zauba muajin e kaluar ndërsa së fundmi edhe në Geekbench ku janë zbuluar disa nga veçoritë kryesore.
Tani, duke iu falënderuar një raporti të ri, ne kemi kuptuar edhe më shumë detaje rreth serisë së re, shkruan portali arbresh.info. Raportet sugjerojnë që telefonat e serisë “C” do të posedojnë një trup të metaltë dhe pritet të lansohen në muajin e ardhshëm. Telefonat e tillë mendohet që fillimisht të debutojnë në tregun kinez.
Së bashku me SM-C50000, edhe modeli C70000 është gjithashtu duke u punuar, megjithëse ende nuk dihet shumë rreth tij. Po ashtu, as çmimi i telefonave të kësaj serie ende nuk dihet./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA