Hulumtuesit në Samsung Electronics kanë njoftuar se kanë zhvilluar një teknologji të re për të prodhuar një material katodë silici që rezulton me ‘Graphene’ në një ndërfaqe silici për një densitet më të lartë të energjisë. Me fjalë të tjera, Samsung ka gjetur një mënyrë për të prodhuar kapacitet të energjisë dy herë më shumë se bateritë me litium, që janë duke u përdorur aktualisht për të furnizuar me energji telefona e mençur.
Ashtu edhe siç dihet, kapaciteti i telefonave të mençur është përmirësuar shumë ngadalë dekadave të fundit, por teknologjia vazhdon të qëndroj e limituar nga madhësia fizike e pajisjeve si dhe materialet e përdorura brenda baterisë, shkruan arbresh.info Me rritjen e kapacitetit duhet të rriten edhe madhësia, andaj hulumtuesit kanë qenë duke kërkuar për një material të ri për të zgjidhur këtë çështje.
Hulumtuesit e gjigantit Samsung pretendojnë që teknika e re iu lejon atyre të mbushin plotë një qelizë për të arritur energji volumetrike me 972 densitet dhe 700 Wh me rreth 200 cikle. Kjo do e bëjë rreth 1.5 deri në 1.8 më të shpejtë se bateritë me litium.
Samsung pret që kjo teknologji e re do të ketë një rol shumë të rëndësishëm për pajisjet telefonike si dhe industrinë e telefonave të mençur, që kanë nevojë për bateri shtesë./arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?